Haradinaj dhe Limaj urojnë Krishtlindjen ortodokse

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 10:52 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj kanë uruar krishtlindjen ortodokse për të gjithë besmintarët ortodoks.

Haradinaj thotë se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, si dhe hyjnoren brenda tyre. Po ashtu edhe Limaj ka thënë se se kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë e respekt për njëri-tjetrin.

“Me këtë rast, i uroj edhe ata të huaj që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Krishtëlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë!

Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës!

Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

Gëzuar!”, ka shkruar Fatmir Limaj në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme