Haradinaj e arsyeton gjumin në Kuvend, jam mësu në Hagë

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 01:07 | Nga Valbona Bytyqi

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një prononcim për gazetarët, pas përfundimit të debatit maratonik në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se pret që sot të votohet demarkacioni, raporton Ekonomia Online.

Ai tërthorazi e ka quajtur debatin mbi 9-orësh të mërzitshëm dhe e ka pranuar se është kotur pak.

“Po ma çonte mallin e Gjykatës së Hagës, kishte diskutime që të mërzitshin; dhe e praktikojsha me i vendos dëgjueset dhe… E praktikova edhe këtë sot”, u përgjigj ai, në hollin e Kuvendit.

“Seanca vazhdon sot në ora 11. Diskutimet janë përmbyllur, ka pasur diskutime përmbajtjesore; deputetët e kanë marrë seriozisht këtë temë”.

“Lutja ime ishte që duke e votuar ligjin të ruajmë përmbajtjen e komisionit shtetëror, sepse garanton korrigjimin”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme