Haradinaj e Pacolli ndezin qirinj

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 21:28 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001, në Qendrën Botërore Tregtare në New York.

“Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e ShBA-së dhe populli bujarë amerikan ka bërë për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe shtendërtimin, populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, do të mbështesë gjithnjë dhe pa hezitim SHBA-në, në luftën kundër terrorizmit global dhe do të qëndrojë paluhatshëm përkrah popullit amerikan në ditë të vështira, por edhe në gëzime e festa”, ka thënë kryeministri Haradinaj me këtë rast.

Të ngjashme