Haradinaj emëron Arbër Vllahiun zëdhënës të Qeverisë

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 10:07 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë.

Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj.

Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti.

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme