Haradinaj flet për vizat: S’ka kuptim të kthehemi duarthatë nga Brukseli

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 15:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për temat, të cilat pritet të çelen në tavolinën e Brukselit, një ditë para se të udhëtojë atje bashkë me liderët e koalicionit qeveritar dhe presidentin Hashim Thaçi.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka zbuluar detajet e agjendës dhe çështjet që do të zënë vend në takimin e së mërkurës, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për opozitën, kreu i Qeverisë ka theksuar se ekipit është dashur t’i bashkohen edhe përfaqësues të LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së. Shpreson që të ndryshojnë mendje herën e radhës.

“Agjenda e Kosovës me Brukselin janë të gjitha temat prej MSAsë liberalizimi dhe dialogu këto besoj që do të jenë tema. Nuk e kemi ndonjë agjendë përfundimtare, por mendoj që do të jenë këto tri tema: marrëveshjet kontraktuale, liberalizimi i vizave që është shumë i rëndësishëm për ne dhe dialogu. Opozita ka mundur  të vijë,  megjithatë mundet me ardhë prapë”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, më tutje, deklaroi se nuk duhet të gëzohen shumë, edhe pse rekomandimi për liberalizim do të jetë pozitiv, meqë ka ende shumë punë.

“Nuk bon me të gëzohemi dhe mendojmë që është kryer puna. Duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të jemi serioz. Ky proces nuk ka kthim përpara, mirëpo kohëzgjatja mund të varioj, mund të ndodhë në fund të këtij viti, mirëpo duhet ta kryejmë punën.

“Vet fakti që jemi krejt atje, është një porosi në veti, mendoj që është shumë me rëndësi institucionet e BE-së kuptojnë se duhet të kthehemi me diçka në shpi . Është bukur vështirë për Kosovën që mos me ndodh liberalizimi, është bukur i ranë, deklaroi Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme