Haradinaj fyen gazetarët kur pyetet për qëndrimin e ShBA-së për demarkacionin

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 09:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministrit Ramush Haradinaj nuk i ka pëlqyer një pyetje e gazetares së Ekonomia Online për qëndrimin e Ambasadës Amerikane rreth demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Kur është pyetur gjatë një vizite në Ministrinë e Infrastrukturës të komentojë qëndrimin e zyrtarëve të Ambasadës Amerikane se nuk do të përkrahin version tjetër të demarkacionit, ai i ka fyer gazetarët, duke i quajtur të pashkollë.

Sipas tij, amerikanët do ta përkrahin çdo vendim të qeverisë për demarkacionin.

“Kam respekt për media shumë besoni. Por shumica juaj, as nuk dini me lexu anglisht, as s’po dini me i kuptu çka kanë thanë. Problem është i juaji. S’kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa e dit si raportoni, besoni. Shkoni më shumë në shkollë, këqyrni çka po thonë ata. E shoh unë çka kanë thanë, e kam lexu deklaratën e tyre”, u shpreh Haradinaj.

“Kjo që po thu ti, amerikanët nuk po pajtojnë nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë dikund që thotë s’pajtohem me këtë apo me atë. Ata thonë se nuk insistojnë ku është vija kufitare një. E dyta thonë se ne kemi mendu që kjo marrëveshje duhet me shku kështu. Pra lexoni mirë. Herën tjetër kur të jeni më të saktë çka kanë thënë ata edhe unë iu përgjigjem”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mbështesin asnjë version tjetër të Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij të arritur e të nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në vitin 2015. Kështu kanë thënë për gazetën “Zëri”, zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili qysh në ditën e parë të punës së tij shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit, të drejtuar nga Murat Meha.

Lexo më shumë:

Të ngjashme