Haradinaj garanton Thaçin se i ka numrat për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 17:36 | Nga

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme. Kështu bëjnë të ditur burime të Klan Kosovës.

Gjatë takimit të sotëm të kandidatit për Kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinajt me Presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj e ka siguruar kreun e shtetit se i ka votat e domosdoshme për krijimin e institucioneve të reja.

Haradinaj në një prononcim për media ka theksuar se në takimin e sotëm nuk ka pasur dakordim për datën e saktë të thirrjes së seancës konstituive të legjislaturës së re. Presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar.

Në takimin që u zhvillua pasditen e sotme në një nga restorantet e kryeqytetit ishin të pranishëm edhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, si dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

Të ngjashme