Haradinaj: Gjakova nuk i falë mashtrimet

Gjakovë | 07 Qer 2017 | 22:04 | Nga

I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndrimi i Gjakovës është mburrje, kënaqësi e triumf.

Ai ka theksuar se kjo ndjenjë nuk është vetëm e sotme, por e përhershme.

“Gjakova e burrave të mëdhenj, e rinisë së guximshme të ‘djemve të asfaltit, e sa e sa vajzave dhe djemve të kësaj treve që iu falën lirisë e atdheut, gjithmonë ishte kjo që është krenare dhe e padorëzuar kurrë”, tha ai.

“Jam i bindur se këtij qyteti, kësaj treve fisnikësh e bujarësh të vendit tonë, bashkërisht do t’ia kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht nga të tjerët. Gjakova ishte dhe është bastioni krenar dhe i palëkundshëm i projektit tonë të përbashkët për një Kosovë shtet – shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht”.

“Unë e di se çka duhet të bëjmë për ta rivendosur Gjakovën aty ku e ka vendin, për ta rikthyer dinjitetin e qytetit dhe qytetarit të këtij qyteti. E shoh këtë dhe e ndjej, pikërisht në projektin në të cilin u bashkuam të gjithë, si mundësinë më të mirë për të arritur objektivat tona për qytetin e Gjakovës dhe gjithë Kosovën”, ka theksuar Haradinaj.

“Gjakova e heroizmave të mëdhenj, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit tonë. Ne do ta ribëjmë Gjakovën. Garant jam unë. Garant jemi secili prej nesh, në projektin e përbashkët për fillimin e ri të Kosovës”, ka theksuar ai.

Image may contain: 1 person, crowd and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and crowdImage may contain: 2 people, crowd

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme