Haradinaj i bindur se vizat liberalizohen para pushimeve verore

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 15:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme në kuvend për Raportin e Komisionit Evropian ka thënë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë para pushimit të verës, raporton Ekonomia Online.

“Liberalizimi i vizave ka me ndodhë para pushimit të verës”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se është më e rëndësishme të flitet për sfidat se sa të arriturat që janë theksuar në raport.

Haradinaj ka përmendur disa nga çështjet të cilat qeveria ka analizuar se duhet të adresohen në të ardhmen.

“Janë incidentet në komunat që jetojnë serbët, pastaj janë dobësitë që ka Kosova ta adresojë financimin e partive politike.

Po ashtu mospërputhja e kornizës ligjore dhe barazia gjinore.

“Është sfidë në vete edhe reforma zgjedhore”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme