Haradinaj: Institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 10:05 | Nga

Pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është proces që duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Sipas Haradinajt, ky proces është i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor.

“Sot në Bruksel, bashkë me Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, takuam Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme