Haradinaj: Jemi vonuar me Lipjanin, do ta rrisim intensitetin e punës

Lipjan | 20 Kor 2018 | 12:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës është vonuar në kryerjen e obligimeve ndaj komunës së Lipjanit, tha kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një vizite në këtë komunë.

Haradinaj, pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, premtoi mbështetje në përfundimin e projekteve infrastrukturore, raporton Ekonomia Online.

“Është e vërtetë që ka plot tema që qeveria nacionale duhet ti merr ma me përgjegjësi ndaj të gjitha komunave të vendit edhe në Lipjan shihet një vonesë e qeverisë nacionale ne përcjelljen të obligimeve të projekteve që kanë qenë të dakorduara të buxhetuara, janë disa tema po ashtu që janë jetike për jetën e qytetarëve këtu”.

“Ajo që na intereson është që bashkërisht të mundemi me ecë. Ne e kemi një situatë vepruese të re në qeveri, ju e dini, kolegu im Besnik Tahiri e ka marrë përsipër, pos reformës, edhe komunikimin me komunat”, theksoi Haradinaj.

Në anën tjetër, i pari i Lipjanit tha se me kryeministrin janë pajtuar që të ketë dinamizim të punës në projektet e buxhetuara nga qeveria.

“Jemi pajtuar dhe dakorduar bashkë që të vazhdojmë komunikim ma intensiv me bashkëpunëtorët dhje me kryeministrin me qëllim të dinamizmit të projekteve që i kemi të buxhetuara në nivelin qendror dhe kryesisht janë tema lokale me të cilat kemi bashkëbiseduar për të bashkërenditur aktivitete e ardhshme”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme