Haradinaj: Ka tendencë që përmes Ramushit të destabilizohet Kosova

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 12:58 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në një ligjëratë para studentëve të ISPE-së, ka sqaruar deklaratën e tij që nxiti reagime të ndryshe, duke thënë se ka tendencë që përmes Ramushit të destabilizohet Kosova, raporton Ekonomia Online.

“Mirë kanë bërë këta që kanë reaguar. Unë e përsëris edhe njëherë që ka tendenca që përmes Ramushit me destabilizua Kosovën dhe ne Aleanca nuk po e lejojmë këtë. Nuk jam ndier mirë kur i kam pa reagimet” ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova është e bllokuar që dy vjet dhe nuk ka qeverisje aspak, por ka vetëm menaxhim.

“Kemi një bllokadë dhe kjo bllokadë nuk është për shkak të opozitës, por për shkak të pozitës sepse nuk mundet me u bllokua nga opozita me 37 deputetë dhe si mund të zgjidhet kjo vetëm që të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai ka thënë se Qeveria e ka shkaktuar vet këtë problem, ngase sipas tij Komisioni e ka bërë gabim.

“Demarkacioni është problem i shkaktuar nga vet ne nga pala shqiptare. Ne nuk kemi problem me Malin e Zi. Kemi problem me vendimin për demarkacion. Komisioni Qeveritar e ka bërë gabimin pasi që ky komision e ka marr kadastrin. 33% e Kosovës nuk është e kadastruar”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe asociacionin sipas deputetit Haradinaj është në dëm të Kosovës.

“23 nene i ka gjet Kushtetuta që kjo marrëveshje ka rënë ndesh. Kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe”, ka thënë ai.

Ndërsa për çështjen e sigurisë ka thënë se Kosova nuk ka mekanizma mbrojtës.

“Pa votimin e Listës Serbe nuk ka mundësi të ndërrimit të Kushtetutës për transformimin e FSK në ushtri”, ka pohuar Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka shtet pa ushtri dhe se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e vet.

E duke folur për ndalimin e Ramush Haradinajt ka thëne se ky është urdhër i Serbisë përmes Interpolit.
“Ne do ta ruajmë vendin pavarësisht që u arrestua Ramushi. Ma kanë keqkuptua një deklaratë kinse ka pas tendenca mirëpo nëse luajnë me zjarr le të luajnë këtu na kanë”, ka thënë ai.

Sa i përket funksionimit të AAK ka thënë se shqiptarët janë bashkuar një njeriu e ky është Ramushi dhe kjo ka ndikua me automatizëm te AAK.

E sa i përket asaj se a duhet vendi të shkojë në zgjedhje ai ka thënë se kur qeveria nuk funksionon duhet të shkojmë në zgjedhje.

Fotografia e Kolegji ISPE

Fotografia e Kolegji ISPE

Fotografia e Kolegji ISPE

Të ngjashme