Haradinaj: Koalicion me PDK-në, i detyrueshëm

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 11:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga kolicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka treguar arsyet që e shtynë atë të bëjë koalicion me PDK-në, duke thënë se u detyruan ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai tha se pas koalicionit të AKR-së me LDK-në gjasat që opozita të udhëheq qeverinë e ardhshme ishin minimale, andaj u detyruan që të bëjnë koalicion me PDK-në të cilën e falënderoi për besimin e dhënë, raporton Ekonomia Online.

“Ne pamë që dikush nga opozita i dha mbështetje një partie në pushtet dhe sikur ajo parti të bashkohej me opozitën, gjasat e ndryshimit ishin të mëdha. Prandaj gjasat u minimizuan dhe  ne ishim para një situate që vendin do ta udhëheq njëra nga partitë që ka qenë në pushtet”, ka thënë ai.

Haradinaj këto komente i bëri në një konferencë për medie ku prezantoi anëtarin më të ri të kësaj partie, gazetarin Arbër Vllahiun.

Të ngjashme