Haradinaj: Komisioni i Bulliqit ka kryer detyrën, nuk janë palaço

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 12:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka sqaruar që është punë e ekzekutivit ta dërgoj marrëveshjen për demarkacionin në kuvend, pasi që ratifikimi i saj është paraparë të votohet në kuvend.

Sipas tij ndryshe kjo çështje nuk merr epilog.

Haradinaj ka pohuar që është gabuar në marrëveshjen e parë, që vija kufitare është gabim.

Lidhur me komisionin e ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, Haradinaj ka thënë që ata kanë kryer detyrën në emër të Kosovës.

“Po ju lutem të tregon një minimum respekti. Shpejtim Bulliqi, Zjnullah Gruda e Florim Isufi nuk janë palaço, nuk janë njerëz të rrugëve”.

“Këta e kanë kryer detyrën në emër të Kosovës, më pas ne vendosim çka do të bëjmë. Nëse nuk keni guxim të merrni vendim, ai është problemi i juaj. Ju e keni zgjidhjen kur të vjen marrëveshja në kuvend” deklaroi Ramush Haradinaj.

Kryeministri premtoi që nuk do ta kthej mbrapa këtë marrëveshje nga kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme