Haradinaj: Kosova në prag të anëtarësimit në BE dhe NATO

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 15:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Pritjen Shtetërore me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se çështjet e mëdha po kërkojnë zgjidhje në Kosovë dhe se do gjendet zgjidhje për çdo problem, raporton EkonomiaOnline.

Haradinaj më tej ka thënë se Kosova po troket në derën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Vendimet e drejta e të mëdha po përkojnë implementim. Implementimi është suksesi i gjithë neve. Do të jemi të kujdesshëm e të vendosur që të implementojmë të arriturat tona, vendimet e marrura. Dhe njëkohësisht të gjejmë zgjidhje për të gjitha temat që na presin. Duke uruar përvjetorin e 10 të pavarësisë së Kosovës, uroj qytetarët e Kosovës, uroj Bashkimin Evropian për anëtarin e ri që po troket në derë, uroj NATO-n për anëtarin e ri që po i troket në derë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj.

Në Pritjen Shtetërore të shënimit të dekadës së parë së Pavarësisë së Kosovës, janë duke marrë pjesë liderë vendas e ndërkombëtar, liderë këta, shumica prej të cilëve kanë marrë pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës dhe në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme