Haradinaj: Kufiri është në Çakorr dhe aty do mbetet

Gjakovë | 25 Sht 2017 | 20:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në rajonin e Dushkajës.

Në një tubim në Rakovinë të Gjakovës, Haradinaj ka thënë së në Kosovë tashmë ka filluar qeverisja që vepron.

“Dushkajës unë mund t’i them që ka filluar puna”. Por, Haradinaj e di se e pret një punë jo edhe e lehtë: Ta kthejë besimin në politikanët e Kosovës, “sepse populli mendon që politikanët mendojnë vetëm për vete”.

Ai beson se me punë do ta arrijë ta bëjë këtë, ndërsa ka përsëritur njërin nga premtimet e tij në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

Ai ka premtuar se si kryeministër nuk do të negociojë për vijën kufitare me Malin e Zi.

“Kufiri është në Çakorr edhe aty ka me mbetë”, u shpreh Haradinaj, për të marrë duartrokitjet e të pranishmëve në sallë.

“Na e kemi një agjendë, MSA-në të cilën duhet me zbatu përnjëmend dhe do ta fitojmë statusin e kandidatit, e cila nënkupton liberalizimin e vizave”.

Ai ka shtuar se Kosova do të shkojë edhe më tutje, duke kërkuar statusin e vendin kandidat për anëtarësim në BE.

“Unë këtu nuk kam ardhur me lyp votën për Ardianin (Gjinin) se këtë e di… Kam ardhur këtu t’ju them që në komunë më shumë se 30 dite punët nuk do të vonohen”, ka thënë Haradinaj, më tutje.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Të ngjashme