Haradinaj: Kufiri është në Çakorr e Kullë, të rinjtë mos ta lëshojnë vendin

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 11:50 | Nga Kaltrina Zymberi

I mandatari për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi nuk paraqet kufirin real të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai madje garanton se qëllimi i tij është ta përmirësoj këtë marrëveshje.

“Kufiri i Kosovës është Çakorr dhe Kullë. Nuk do t’i humbim kohë vendit. E mendoj shpejt zgjidhjen e kësaj teme, nuk do të jetë pengës më”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur për ikjen e qytetarëve nga vendi. Haradinaj është zotuar se qytetarët e vendit do ta kenë zgjedhjen këtu, duke iu bërë të rinjve thirrje që mos ta lëshojnë vendin, raporton EO.

“Ju bëj thirrje të rinjve ta kthejnë shpresën në këtë vend dhe këtu më së shumti ka vlerë vetja jonë”.

Këto deklarime Haradinaj i bëri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një deklarate me të Rinjtë Evropianë të Kosovës, me ç’rast duke u zotuar se do të angazhohet për fuqizimin e pozitës së tyre në shoqëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme