Haradinaj: Kurti po gënjen se është fitues i zgjedhjeve

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 19:24 | Nga

I nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të konsiderohet fitues i zgjedhjeve. Sipas tij, Kurti është duke gënjyer qytetarët se ka fituar në zgjedhjet e mbajtura të dielën.

“Albin Kurti po rren qe i ka fituar zgjedhjet, ai mundet me qenë fitues moral duke thëne se i ka dyfishuar votat por fitues në sistemin tonë zgjedhor nuk është”, ka thënë Haradinaj në emisionin Rubikon të KTV-së që transmetohet këtë mbrëmje.

Lëvizja Vetëvendosje doli e dyta në zgjedhje, pas koalicionit PAN dhe para koalicionit tjetër, LDK-AKR-Alternativa. VV ka thënë se pret nga Presidenti Hashim Thaci që t’ia jap të drejtën e formimit të qeverisë, nëse PAN nuk arrin të sigurojë votat e mjaftueshmë për një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme