Haradinaj: Kush nuk i përgjigjet Bulliqit, shkon në shtëpi

Pejë | 15 Tet 2017 | 20:08 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Temë e pashmangshme në takimet elektorale që po zhvillon Ramush Haradinaj me pejanët është çështja e demarkimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Gjatë një tubimi me banorë të Podgurit në Novosellë të Pejës, Haradinaj përsëriti se Çakorri e Kulla e Zhlepit i takojnë Kosovës.

“Shteti tash e ka Komisionin e ri për Demarkacion. Kanë thanë që kufiri nuk është në Çakorr. E për me ditë se kufiri është te Kulla e Zhlepit e në Çakorr; tash këta të rinjtë që e dinë që ku është kufiri janë pjesë e komisionit dhe çdo dokumentacion që ekziston në Kosovë do t’ia japin komisionit. Edhe cilado agjenci që më thotë mua Bulliqi se nuk i është përgjigjur, shkon njëjtë në shtëpi sikurse këta tjerët”, u shpreh Haradina, i cili me të marrë detyrën e ka shkarkuar komisionin e vjetër.

“Ne nuk duam të hyjmë në sherr më Malin e Zi, mirëpo as ata nuk munden me na kallxu çka të bëjmë… Urdhra nuk mund të na japin. Një marrëveshje që nuk ratifikohet nga dy shtetet nuk mund të quhet marrëveshje”, ka theksuar kreu i Qeverisë.

Të ngjashme