Haradinaj: Liberalizimi vjen në kohë rekord, kërkojmë edhe statusin e kandidatit

Prishtinë | 23 Sht 2017 | 14:43 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

ideri i Aleancës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kundërshtarët e tij i ka kapur paniku nga puna e madhe që ai po bën prej marrjes së drejtimit të Qeverisë.

“Një orë e imja e punës është sa një vit i tyre”, ka thënë Haradinaj, duke iu përgjigjur atyre që po thonë se “Qeveria Haradinaj nuk do ta ketë gjatë”, raporton Ekonomia Online.

Kreu i AAK-së tha se Kosovës i ka munguar një qeverisje që merret me temat që janë në interes të qytetarit.

“Kosovës i ka munguar qeverisja që vepron që kryen punë një qeverisje që temat që janë në interes të qytetarit i pranon si obligime. Unë kam bërë një betim që nuk kthehem mbrapa me i sha ata që ishin para nesh”.

Ai i ka bërë komentet në tubimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku po prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 22 tetorit.

Haradinaj ka premtuar sërish se kosovarët do ta fitojnë së shpejti liberalizimin e vizave. “Liberalizimi do të vijë në kohë rekord”.

Por, Haradinaj ka shkuar tutje. “Ne nuk e duam vetëm liberalizimin, por dhe hapjen e statusit të kandidatit për anëtar në Bashkimin Evropian”.

Ai ka thënë se Kosova me vite dialogon me Serbinë. Dhe derisa Serbia ka hapur kapitujt për anëtarësim në BE, Kosova nuk ka parë asnjë përfitim.

Kreu i Qeverisë ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, por për të vazhduar Kosova duhet të sigurohet për perspektivën e saj euro-atlantike.

Haradinaj ka shprehur besimin se jo shumë larg Kosova do të bëhet dhe anëtarë në NATO. Kjo do të kishte ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka folur dhe për dosmosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), jo vetëm për të përmbushur një obligim, por sepse kjo është në të mirë të vendit.

Kreu i AAK-së, Haradinaj, duke folur për kandidatët me të cilët garojnë në zgjedhjet komunale të 22 tetorit, ka thënë se ata krahas profesionalizmit, janë njerëz që ndiejnë për vendin e vet.

“Nëse ua jepni kandidatëve tanë ditën e 22 tetorit duhet ta dini që e keni forcuar qeverisjen e këtij vendi”.

Haradinaj iu premtoi qytetarëve se do ta mbajë fjalën dhe se nuk do t’i zhgënjejë.

Duke iu drejtuar përkrahësve të shumtë të mbledhur në Sallën e Sporteve “1 Tetoori” në Prishtinë, Haradinaj tha se “kjo është një prej atyre ditëve që më bindin se iu takoj njerëzve të mirë të këtij vendi”.

Ai beson se Aleanca do të dyfishojë votat dhe komunat e fituara. “Në vitin 2009, kemi pasur 19 për qind. Po shkojmë për dyfishim të votave dhe komunave”.

Në fund, Haradinaj bëri thirrje që këto zgjedhje të jenë edhe më të mira se ato parlamentare që u zhvilluan më herët gjatë këtij viti.

Vllahiu: Ndryshimi ka nisur me kryeministrin Haradinaj, do t’ia kthejmë krenarinë qytetarit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur tubimin nacional zgjedhor, ku janë prezantuar të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 22 tetorit.

Në tubimin mbajtur në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, i pari ka folur kandidati për Prishtinën, Arbër Vllahiu.

Ai ka thënë se beteja për Prishtinën është beteja për qytetarin për t’ia kthyer besimin dhe krenarinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ndryshimi ka nisur me marrjen e drejtimit të Qeverisë nga lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, dhe do të vazhdojë me njerëzit e AAK-së nëpër komuna.

“Kosova ka nis me ndryshu dhe bashkë me të ka me ndryshu kryeqyteti me qytetet e tjera. Ka me ndryshu me njerëzit që besën nuk e kanë shkelë kurrë. Ne po vijmë me ia ofru qytetarit jetën e tij në qytetin e tij. Po vijmë me ofru zhvillim ekonomik, bashkë me vendet e reja të punës, infrastrukturën”.

“Bashkohuni me ne, sepse ne i kryejmë të gjitha punët që të tjerët nuk i kanë kry qe 18 vjet. Ndërsa veç ju kane premtuar”.

“Kryeministër Haradinaj na prij drejt ndryshimeve të mëdha”, ka thënë Vllahiu, i cili është dhe këshilltar i Haradinajt si kryeministër.

“Ne nuk do të japim premtime, do të ofrojmë zgjidhje”, ka theksuar Vllahiu.

“Ne nuk do t’iu japim qytetarëve premtime. Ne japim zgjidhje që kryeqytetin ta bëjmë me ju dhe për ju. Ne po vijmë për të udhëhequr Prishtinën dhe qytetet e tjera, që ta bëjmë të barabartë, me secilin qytet në rajon dhe më gjerë”.

“Është e pafalshme që edhe pas 18 vjetësh, qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë infrastrukture, mungesë të ujit, me bërllog kudo… Ne, brenda katër vitesh do t’i zgjidhim shumë çështje”, vazhdoi Vllahiu.

Mes tjerash, ai ka premtuar se me Haradinajn kryeministër do të bëhet dhe Ligji për Kryeqytetin.

“Beteja jonë për komunat është beteja që bëhet për qytetarin dhe me qytetarin, për t’ia kthyer shpresën dhe krenarinë. Le ta bëjmë këtë paqësisht, sepse ne jemi ndryshimi për ta dhe ky ndryshim ka nisur me kryeministrin Haradinaj”, përfundoi Vllahiu.

AAK-ja, në këto zgjedhje, garon me 25 kandidatë për kryetar komunash dhe me rreth 850 kandidatë për asamble komunale.

Të ngjashme