Haradinaj lut deputetët mos ta vonojnë miratimin e statutit të Trepçës

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 12:36 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në konferencën për media, kryeministri Haradinaj ka folur edhe për grevat dhe protestat e kohëve të fundit, ku kategori të ndryshme po kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve.

Ai deklaroi se protestat dhe grevat janë të mirëseardhura, raporton Ekonomia Online.

Zjarrfikësit të cilët aktualisht janë duke protestuar para Qeverisë, tha se për 20 vjet është bërë hajgare me ta. Ai tha se janë duke e përgatitur një koncept-dokument për kërkesat e zjarrfikësve.

Haradinaj u bëri thirrje deputetëve që të mos e vonojnë miratimin e statutit të Trepçës, raporton EO.

“Grevat na vetë i kemi thirrë, sepse po çelim tema. Qe 20 vjet kanë bërë hajgare me zjarrfikësit, hera e parë është që kanë një koncept-dokument. Mirë që janë në grevë. Kosova duhet të kryejë statutin e Trepçës. I luti deputetët që të mos e vonojnë regjistrimin e Trepçës. Të gjitha grevat e protestat janë të mirëseardhura, na ndihmojnë me i mësu temat”.

Të ngjashme