Haradinaj: Mos e nënvlerësoni raportin e komisionit shtetëror

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 23:13 | Nga Donika Osmani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë edhe një herë në foltoren e Kuvendit të Kosovës në përpjekje që t’i bindë deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin ne Malin e Zi.

Ai ka kërkuar nga deputetët që mos ta minimizojnë rëndësinë e raportit të komisionit shtetëror, i njohur si Komisioni Bulliqi.

Sipas tij, raporti me të gjeturat e këtij komisioni është pjesa e ligjit.

“Raporti i komisionit shtetëror nuk ka për qëllim të vështirësojë procesin. Raporti mundëson kthimin e territorit nëse humb. Pres prej juve që mos të minimizoni, mos të harroni se ekziston ky raport i komisionit”.

Sipas tij, ka bazë për të shkuar me tutje me demarkacionin dhe se gabimet do të korrigjohen.

“Gjithashtu, po dëgjoj mendime se e kryejmë demarkacionin dhe pastaj është luftimi i korrupsionit . Shyqyr u heq një temë prej rruge dhe atëherë do të merremi me korrupsionin”, shtoi kreu i Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme