Haradinaj: Ndarja është luftë, deklaratat e Delawies po keqinterpretohen

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 12:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj vlerëson se hapja e temës për ndarjen e Kosovës në tavolinën e Brukselit është luftë.

Sipas tij, deklaratat e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, janë keqinterpretuar, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj që është interpretim i gabuar deklarata e ambasadorit nga mediat, nga ne në Kosovë. Unë e di qëndrimin amerikan. Qëndrimi i parë,  pozita e parë e amerikanëve, është që ata nuk imponojnë zgjidhje, por vetëm nëse palët dakordohen, mundësia e foljes për një temë është diçka tjetër edhe opsion i ndarjes është diçka tjetër”.

“Pra, askush nuk mundet me e  ndalë dikend me fol në Bruksel.. Ambasadori ka thënë që mund të flitet, por ai nuk ka thënë që është temë kur edhe amerikanët nuk kanë vija të kuqe. Amerikanet na kanë njohur pavarësinë e Kosovës me këtë kushtetutë me këtë territor, jemi sovran. Pra, ju lutem, mos keqinterpretoni në deklarata ju siguroj që është keqinterpretim i deklaratave të ambasadorit”.

“Çka thotë dikush nuk mundet me ndalë askush, por unë e kam përsërit dhe e përsërisë, ndarja është luftë edhe unë e di që aslush nuk do luftë të re në Ballkan”, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme