Haradinaj në Deçan: Rinia më e varfra, kjo situatë duhet të ndërrojë

Deçan | 27 Maj 2017 | 17:18 | Nga

Kryetari i AAK-së i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në vendlindjen e tij në Deçan.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinj dhe përkrahës në vendin e njohur si bastion i Aleancës, Haradinaj ka thënë se rinia sot është më e varfra në Europë dhe kjo situatë duhet të ndërrojë nga data 11 qershor.

“Rinia me të drejtë kërkon perspektivën evropiane, e jo siç kemi mbetur sot të izoluar. Rinia me të drejtë kërkon arsim cilësor, punësim e zhvillim për Kosovën, e jo siç kemi mbetur sot më të varfëri në Evropë”, ka thënë kreu i AAK-së.

“Më 11 qershor do të vendosni në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt e të shpejt drejt një Kosove të zhvilluar e prosperuese”.

“Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë. Ne jemi bërë bashkë dhe kemi vullnetin e plotë për të ofruar zgjidhjen e këtyre problemeve”.

“Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj premton që rruga Pejë-Gjakovë do të bëhet me katër korsi

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK, Nisma, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Deçanit.

Në këtë tubim, Haradinaj ka premtuar zhvillim ekonomik, punësim si dhe që rruga Pejë-Gjakovë që kalon nëpër qytetin e Deçanit do të jetë me katër korsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme