Haradinaj: Në Kosovë nuk ka vend për “zajednicën”

Deçan | 07 Qer 2017 | 17:14 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë në Deçan se në Kosovë ka vend për të gjitha komunitetet, por nuk ka vend për “zajednicën”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

“Nuk do e falim as një lis, as një metër e kilometër katror të territorit të Kosovës, nëse ata e kanë nënshkruar atë marrëveshje, për këtë unë po vi me korrigjuar”  tha Haradinaj para deçanasve.

Haradinaj ka bërë thirrje për votim duke u thënë se çdo votë është e vlefshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme