Haradinaj në Prizren: “Lufta” mes Kosovës dhe Serbisë të mbyllet pa pazare të ndyta

Prizren | 10 Qer 2018 | 10:58 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se popujt duhet të punojnë për kohëra të vështira, edhe sot e përmot, raporton Ekonomia Online.

“Popujt duhet të punojnë për kohëra të vështira, shqiptarët duhet të punojnë të gjithë për kohë të vështira, burrat e dheut të asaj kohe shihet se kishin menduar ndër vite se mund të ju vie ajo ditë. Shumë tjerë që nuk kanë qenë fizikisht në lidhjen e Prizrenit shihet se kishin qenë aty që shqiptarët të dhanë përgjigjen për të drejtën e vet. Edhe sot e përmot duhet të punojmë për një ditë të tillë, të jemi të gjithë aty të japim provimin, nëse ne pajtojmë me të tashmen do të na mungon si e tillë për ditë të vështira. Për një ditë më të madhe kërkohet më shumë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se e vetmja mënyrë për të përmbyllur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë është njohja e Kosovës nga Serbia pa pazare të tjera në dëm të shqiptarëve.

“Mënyra e vetme me u përmbyll një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, lufta e 99 që i la Kosovës shumë plagë, shkatërrime e edhe këto objekt të djegur, e vetmja mënyrë me u mbyll është me një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve pa pazare të tjera të ndyta në dëm të shqiptarëve”, shtoi Haradinaj.

Të ngjashme