Haradinaj: Në takimin me Mogherinin kërkova përfshirjen e ShBA-së në dialog

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 15:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në një konferencë për medie në Prishtinë, se çfarë është diskutuar në takimet me drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe në Këshillin për Stabilizim Asociim Kosovë-BE, që u mbajtën dje në Bruksel.

Haradinaj dhe delegacioni i Kosovës, kanë pasur takime dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si dhe komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn .

Mediet nga Brukseli kanë raportuar dje se Mogherini e ka lëshuar takimin me Haradinajn e nervozuar me një kërkesë të tij që në dialogun Kosovë- Serbi të përfshihen drejtpërdrejt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nga Ekonomia Online nëse në takimin me shefen e BE-së ka “pasur ndonjë kërkesë që nuk i ka pëlqyer asaj”, Haradinaj konfirmoi se, mes tjerash, në takim ka kërkuar përfshirjen e ShBA-së në dialog. “Po, unë kam kërkuar që roli i ShBA-të të jetë i rëndësishëm në këtë proces”.

Ai theksoi rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së për Kosovën, duke thënë se problemet e Ballkanit nuk janë zgjedhur pa rolin serioz të Amerikës.

“Kosova është serioze në perspektivën e vet evropiane. Kosova nuk është neutrale. Ne jemi vend euroatlantik që aspirojmë anëtarësimin në NATO dhe njëkohësisht për Kosovën roli i Amerikës në çështjet e pambyllura, është rol i pazëvendësueshëm dhe në këtë pozicion tonin besoj se pajtojmë të gjithë, edhe të tjerët, sepse problemet e Ballkanit nuk janë zgjidhur pa rolin serioz të Amerikës dhe ky është qëndrimi ynë”, tha thënë kryeministri Haradinaj, në konferencë.

Ai tha se në secilin takim ka dominu edhe çështja e liberalizimit të vizave. “I kam treguar qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vonshme dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj.

“Po e quaj një vonesë, sidomos me Kosovën, sepse vendeve të tjera iu tregohet edhe viti për anëtarësim në BE, e Kosova është në fazën më të vonë, vetën në procesin e MSA-së. Dhe sidomos është privuar nga e drejta për qarkullim të lirë”, u shpreh shefi i Qeverisë.

Haradinaj: Simmons është dashur të flet në kohën kur ka ndodhur shkeljet

Për ngjarjet e fundit në EULEX dhe gjyqtari, Malcolm Simmons i cili ka dëshmuar se misioni i EULEX-it është politik, Haradinaj ka thënë se që e habit fakti që e gjyqtari e ka paraqit faktin pasi është larguar, pasi sipas tij është dashur të lajmohet gjatë kohës sa ka qenë aty.

“Janë të dëmshme për cilindo organizatë kur një pjesëtarë i saj flet për situata të tilla. Por ajo që më habit mua është kur një gjyqtarë parimor nuk e thonë në kohë kurë ndodhet shkelja por pasi të largohet, disi është e habitshme kjo dhe e zbeh krejtësisht këtë situatë.

Ai ka thënë se nga qershori i vitit 2018 pritet që misioni i Eulexit në Kosovë të kaloj të një proces të tranzicionit.

“Folëm edhe për mekanizmat e BE-së që janë në Kosovë dhe natyrisht për EULEX-in. Për këtë mision pritet një proces i tranzicionit nga qershori i vitit që vjen”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme