Haradinaj: Ngritja e aktakuzave dëshmon se askush nuk mund t’i ikë ligjit

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 10:28 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë foli për ngritjen e aktakuzave ndaj ministrave të kabinetit të tij, Besim Beqaj e Pal Lekaj.

Ai tha se nuk do t’i shkarkojë ministrat që kanë të ngritur aktakuza deri në vendimin e Gjykatës, raporton Ekonomia Online.

“…duhet pritur vendimet nga gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim sipas ligjit për këtë. Mendoj në pjesën e parë ajo që është një tregues interesant, është se kurrkush nuk po mundet me i ikë ligjit, veç shpallja e aktakuzave po e tregon një nivel tjetër”.

“Mos e harroni faktin që po ngriten aktakuza edhe ai fakt flet që askush nuk qenka i përjashtum nga shqyrtimi ligjor, por edhe veprimi ynë bëhet në këtë aspekt”.

Kryeministri foli gjithashtu edhe për raportin e prezantuar nga Ministria e Financave, e që ishte i mbyllur për media, raporton Ekonomia Online.

“Është folur për krejt parametrat ekonomikë dhe për mundësitë që kemi për të hyrat, shpenzimet dhe investimet kapitale. Kjo është diçka e mirë sepse është mbajtje në vëmendje të krejt rrethanave. Kishte më shumë punë për ne që të dimë hapësirat që të veprojmë”, tha Haradinaj.

Kurse Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri bëri të ditur se ka gjasa që Projekt Kodi i ri Penal të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2019.

Të ngjashme