Haradinaj: Nuk kemi kohë për të humbur, e kemi zgjidhjen

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 21:51 | Nga

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar në mbrëmje një takim edhe me qytetarët e lagjes Kolovicë në Prishtinë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, strukturat dhe aktivistët, kryetari Haradinaj u shpreh se Aleanca në vazhdimësi është angazhuar për unitet shtetëror dhe ka marr pjesë aktive në trajtimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve me interes shtetëror.

“Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore dhe për të arritur zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjidhjen”, tha Haradinaj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme