Haradinaj para kompromisit të dhimbshëm

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 08:53 | Nga

Kandidatit të PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, i takon mandatari i parë për formimin e Qeverisë, por një gjë e tillë po shihet e vështirë nga analistët kosovarë pa paguar edhe një çmim të shtrenjtë. Qeveri me serbët faktorë ose qeveri me shqiptarët e duke përgjysmuar postet në ekzekutiv

Sakrificat dhe kompromiset për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk kanë të sosur. Së fundmi Haradinaj duket se është vënë para një pozite mes “dy zjarreve” politike.

Ose ta formojë Qeverinë vetëm me minoritetet dhe dy-tre deputetë nga krahu tjetër, duke lënë tërësisht në “varësi” të Beogradit Qeverinë e Kosovës, ose ta bëjë ndonjë koalicion paszgjedhor me LAA-në si koalicion apo vetëm LDK-në, duke përgjysmuar postet në ekzekutiv. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e proceseve politike në vend.

E në mesin e dy këtyre opsioneve analistët kosovarë thonë se zgjidhja më e keqe do të ishte që Qeveria e Kosovës të varej nga disponimi i Listës Serbe. Megjithatë vetë kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, është i bindur se do të arrijë ta krijojë Qeverinë shumë shpejt, pa ndonjë sfidë, pazar apo sakrificë. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme