Haradinaj para nisjes në Bruksel, takon presidentin Thaçin

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 08:10 | Nga

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj niset sot për në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.

Kryeministrit para se të nisej për në Bruksel është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Para nisjes në Bruksel për takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE zhvillova edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ për rrugën evropiane të Kosovës. , ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme