Haradinaj për dialogun: Kam kërkuar nga BE të kalohet në fazën finale, të njohjes së shtetësisë

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 14:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, tha se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE), që dialogu me Serbinë të kalojë në fazën finale atë të njohjes së shtetësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, shumica e marrëveshjes janë në interes të qytetarëve të vendit, si ajo për energjinë që nuk po zbatohet.

“Nuk shkojmë në dialog për me zgjat jetën dialogut. Po këtë e mendojmë si fazë finale para dialogut final që ka të bëjë me njohjen e Kosovës. Kam kërkuar para BE-së që të kalohet në fazën finale të marrjes së njohjes për Kosovën”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është e interesuar të qartësojë çdo dyshim të së kaluarës, duke iu referuar paralajmërimeve për shfuqizimin e Speciales.

“Deri tani e kemi bë me nderin më të madh në të gjitha instancat. Kosova do të jetë e gatshme për të zbardh të vërtetën për luftën e lavdishme të UÇK-së”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për raportimet ne media se Serbia ka kërkuar përfshirjen në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit. Sipas tij, një kërkesë e tillë nuk iu është dorëzuar institucioneve të vendit

“Juridiksionin për hetime në Kosovë e ka Kosova. EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë kompetencë të japin autorizime të tilla. Të vetmit ata që kanë kompetencë të japin autorizime të tilla janë institucionet e Kosovës”, tha kryeministri.

Të ngjashme