Haradinaj për rastin Dehari: Të gjendet e vërteta, të mos ndërhyjmë në punën e gjyqësorit

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 15:50 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se rasti i Astrit Deharit është ngjarje që ka prekur të gjithë. Ai tha se arsyeton dyshimet e kolegëve të tij për rrethanat që Dehari ka vdekur.

Por i pari i Qeverisë në interpelancën që po mbahet për këtë rast ka kërkuar që të gjendet e vërteta për këtë rast duke mos ndërhyrë në punë e gjyqësorit, raporton Ekonomia Online.

“Me rendësi është t’i respektojmë pushtetet. Edhe unë i kam kufizimet e mija në raport me gjyqësorin. Ju kisha lut deputetet që ta ruajmë marrëdhënien mes legjislativit. Unë e di që këtu janë njerëzit e zgjedhur, por të mos mbërrijmë deri në dimensionet që të ndërhyjmë në punët e gjyqësorit”.

“Edhe unë kam kritika, por me rëndësi është të gjendet e vërteta. Kam qenë koleg me prindërit e Astritit, e kam ditë kush janë këto familje, kam njohur plot të tjerë si këta – njerëz që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe nuk kisha pasur dëshirë t’i hy në hak kësaj familje e as të ndjerit Astrit Dehari”.

“Është mase e arsyeshme dhe e kuptueshme dyshimi i kolegeve të Astrit”.

Kryeministri ka theksuar se do t’i plotësojnë kërkesat e familjes për hetim të pavarur.

“Kemi shku në atë shkallë që me pranuar edhe institutin që e ka përcaktuar familja. S’do ta ketë asnjë pengesë nga qeveria në këtë drejtim. Shpenzimet e parapara i mbulon qeveria. Është detyrë dhe obligim i yni”.

 

Të ngjashme