Haradinaj për Vetëvendosjen: S’kemi kohë për eksperimente

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 18:42 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj ka folur pak fjalë për partinë kundërshtare në zgjedhjet e 11 qershorit, respektivisht Lëvizjen Vetëvendosje.

“Çfarë është puna e një qeverie të Vetëvendosjes, s’kemi kohë të bëjmë eksperimente. Unë kam ditur me thënë “jo” edhe do të them sa herë që është diçka që shkon në të keqe të Kosovës, por kurrë nuk do të them “jo” për të lënduar miqtë ndërkombëtarë. Ne jemi popull i vogël, kemi nevojë për miq”, ka thënë Haradinaj në një tubim me qytetarët e Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Ai ka treguar poashtu edhe se kujt i ka borxh nëse e merr besimin për tu zgjedhur kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“E kam marrë përkrahjen nga PDK dhe kryetari Veseli, nga Nisma dhe kryetari Limaj dhe nga plot parti të tjera por a e dini kujt i kam borxh? I kam borxh atdheut, popullit, njerëzve të këtij vendi, rinisë së këtij vendi, pleqve të këtij vendi, diasporës e cila është heroike, e sot kur vjen ne kufi ndalet për orë të tëra për një karton të gjelbër”.

“Ka ardh koha për një Fillim të Ri dhe për këtë unë kam hyrë garant, për me ndodhë kështu kam nevojë për Ferizajin, vetëm ju më bëni kryeministër”, ka thënë Haradinaj në fjalën e tij në këtë tubim në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme