Haradinaj: Po pres propozimin e Thaçit për shef të AKI-së, s’pranova dorëheqjen e Listës Serbe

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 15:42 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media tha se po pret propozimin e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me përzgjedhjen e drejtorit të AKI-së, pas shkarkimit të Driton Gashit.

Sipas tij, kreu i AKI-së do zgjidhet bashkërisht, edhe pse mediat gjatë ditës thanë se Thaçi nuk ka pranuar propozimin e tij për zëvendësuesin e Gashit, raporton Ekonomia Online.

“Për AKI propozimi vjen nga presidenti, emërimi bëhet dypalësh, jemi në diskutime kjo të ndodh”.

Për dorëheqjen nga Qeveria të Listës Serbe Haradinaj tha se nuk ka pranuar duke kërkuar dialog me ta, por që deri më tash nuk ka dhënë rezultate.

“Listën Serbe nuk ka pas prezantim të dorëheqjes, se kam pranuar këtë, kam kërkuar dialog me ta por nuk ka dhënë rezultat konkret. Ata kanë paraqit dorëheqjen se kam pranuar, nuk janë aktiv në Qeveri, mospranimi i kësaj dorëheqje nuk janë kthyer formalisht në Qeveri”, tha Haradinaj.

Sa i përket deklaratave të Listës Serbe se nëse deri më 20 prill nuk zgjidhet çështja e asociacionit dhe do ta krijojnë si duan Haradinaj tha se kjo nuk ka peshë,

Ai shtoi se ky është veprim pa peshë juridike.

“Nuk ka peshë, është veprim pa peshë juridike, vullnet i lirë që deklaron çka donë”.

Për Projektligjin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, tha se sot shkon në Kuvend, dhe e cilësoi si të arritur të madhe për vendin.

“Ligji na e kemi votuar, shkon në parlament, është një ngjarje për vendin”.

 

Të ngjashme