Haradinaj pranon urim nga kryeministri kroat

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 12:22 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në urimin e kryeministrit Plenkoviq thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Dëshiroj t’ju shpreh urimet për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, personalisht dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe t’ju uroj suksese.

Jam i bindur se tashmë marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Kroacisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen për satisfaksionin dhe përfitimin reciprok.

Ju lutem, pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën më të lartë.

Juaji, sinqerisht,
Andrej Plenkoviq

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme