Haradinaj premton investime në teknologji për djegie të thëngjillit në Obiliq

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 16:15 | Nga

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në Obiliq, ka garantuar banorët se do të implemetojë Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të këtij qyteti.

Po ashtu, Haradinaj premtoi edhe investime të reja në teknologjinë më të avancuar të djegies së pastër të thëngjillit.

“Qytetarët e Obiliqit do t’i ndiejnë të parët rezultatet e vendimeve të guximshme për të mirën e qytetarëve”, ka shkruar kreu i AAK’së në facebook.

“Do të implementojmë Ligjin për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij si dhe do të sigurojmë investime të reja me teknologjinë më të avancuar të djegjes së pastër të thëngjillit, me zero emetim të gazrave dhe kompatibil me zero emetim të thëngjillit”, shkruan kandidati për Kryeministër, pas tubimit të fushatës zgjedhore në Obiliq.

“Komuniteti lokal në të gjitha aspektet do të jetë përfitues i drejtpërdrejt i projekteve investuese. #KohapërFillimineRi”, shkruan Haradinaj.

Image may contain: 7 people, people smiling, suit and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme