Haradinaj pret që Bullgaria të jetë zë i Ballkanit në BE

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 18:45 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur bindjen se Bullgaria do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

“Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian”.

Sipas Haradinajt, Republika e Kosovës po e bën të duhuren në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

“Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese”.

Haradinaj ka përfunduar postimin e tij duke i uruar Bullgarisë lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme