Haradinaj pret Zaevin me ceremoni shtetërore

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 08:57 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, raporton Ekonomia Online.

Për nder të kryeministrit maqedonas është rreshtuar edhe garda e FSK-së.

Më pas të dy do të mbajnë një konferencë për media. Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takohet edhe presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Në delegacionin e qeverisë së Maqedonisë, janë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për Transportit dhe Lidhjes, Goran Sugareski, ministri i Kulturës, Robert Alagjovski, dhe ministri i Angazhuar për Diasporë, Edmond Ademi.

Të ngjashme