Haradinaj prezanton objektivat e Qeverisë për katër vjet

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 11:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar programin e tij qeverisës për mandatin e tij, me ç’rast ka thënë që do të fokusohet në luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike e të hyrave buxhetore, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare e rajonale dhe angazhim për investime në sektorin privat.

Sa i përket buxhetit të Kosovës, Haradinaj tha se do të jetë stabil dhe i balancuar.

Prioritet për qeverinë Haradinaj do të jetë integrimi në BE, lidhur me të cilin është zotuar për përmbushjen e proceseve integruese.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri tha që ka kërkuar pjesëmarrjen e Amerikës në dialog, për të cilin tha se do ta përmbyllin suksesshëm.

“Do ta përmbyllim më sukses dialogun. Dialogu duhet të ketë afatizim dhe të përfundojë me njohje reciproke”, ka thënë Haradinaj.

Gjate këtij mandati kryeministri paralajmëroi se do të bëhet edhe transformimi i FSK-së në ushtri.

Të ngjashme