Haradinaj pritet me nderime të larta shtetërore nga Rama

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 10:06 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryeministri Ramush Haradinaj është pritur me nderime shtetërore nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Garda e Republikës së Shqipërisë është rreshtuar për pritjen e kryeministrit Haradinaj. Ai është duke zhvilluar vizitën e parë jashtë vendit në cilësinë e kryeministrit.

Të dy kryeministra do të zhvillojnë takim të mbyllur për media nga ora 10:05 deri në orën 11:00 në “Pallatin e Brigadave”, raporton Ekonomia Online.

Në orën 11:00 do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Të dy kryeministrat do të dalin në konferencë në ora 11:30.

Pjesë e delegacionit është edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ministri i Financave Bedri Hamza, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi dhe Avni Arifi shef i stafit të kryeministrit, raporton EO.

Në orën 12 Haradinaj do të vendos kurora lulesh tek memoriali “Nëna Shqipëri”. Pas orës 12 Haradinaj do të pritet ta takojë presidentin Ilir Meta.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme