Haradinaj priti në takim Kadri Veselin

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 13:56 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas marrjes së detyrës në Qeverinë e Kosovës, priti në takim kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën, duke i dhënë mbështetje në punë dhe angazhimet e përbashkëta të institucioneve të vendit.

Kryeministri Haradinaj theksoi se institucionet e reja të Kosovës do të përshpejtojnë proceset në të cilat ndodhet vendi, në veçanti në vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit, në forcimin e qeverisjes së mirë, zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të rrugës së integrimeve euro-atlantike.

Kryeministri Haradinaj tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të përmbushur aspiratat e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme