Haradinaj: Qeveria do t’i shqyrtojë me seriozitet kërkesat e kategorive të lirisë

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 14:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup të veteranëve të UÇK-së, të cilët shprehën ankesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me mos përfaqësimin me dinjitet nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe ndikimin e tyre te Komisioni invalidor për përfitimin e shkallës së invaliditetit, fryerjen e listave të veteranëve dhe mostrajtimin adekuat nga Komisioni mjekësor.

Haradinaj dëgjoi kërkesat dhe ankesat e veteranëve të pakënaqur, duke thënë se Qeveria e Kosovës do shqyrtojë me kujdes shqetësimet e shprehura nga veteranët e luftës së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me kryeministrin, në një deklaratë për media veteranët thanë që nga kryeministri kanë marrë premtime se do të merr masa në trajtimin e kësaj çështje.

Orë më parë një grup i ushtarëve të UÇK kanë protestuar para Qeverisë me kërkesën që të pastrohen listat e veteranëve.

Kërkesat e tyre janë: Njohja e statusit të invalidit të çdo ushtari të vërtetë që e meriton me qenë invalid i luftë; T’i bëhet apel publik prokurorit të shtetit për pastrimin e listave të veteranëve dhe kryeministri të merret me njerëz të shoqatave të dala nga lufta të cilët nuk po na përfaqësojnë denjësisht.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/kryeministri-do-te-takohet-me-veteranet-e-uck-se-qe-po-protestojne-per-pastrimin-e-listave/

Të ngjashme