“Qeveria e përkushtuar për mbështetjen e kategorive të luftës”

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 16:39 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Shoqatën Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, të udhëhequr nga Mustafë Prenku.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria që ai drejton do të jetë e përkushtuar në mbështetje të kategorive të dala nga lufta e Kosovës, pra edhe viktimat civile.

Kryeministri i Kosovës u informua nga Prenku për punën që ka bërë kjo Shoqatë si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet. Ai tha se ka të evidentuara 500 raste të dhunës seksuale dhe se rreth 400 i ka paraqitur edhe në EULEX.

Prenku ka kërkuar nga kryeministri që kjo shoqatë të përfaqësohet në komisionin qeveritar për identifikimin dhe verifikimin e statusit të kësaj kategorie.

Të ngjashme