Haradinaj: Qeveria përgjegjëse për gjendjen kaotike energjetike

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 15:56 | Nga

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin me mungesën e energjisë energjetike, derisa qeveritarët nuk po merren me këtë çështje.

“Jam tejet i shqetësuar me lajmet që vinë nga të gjitha anët, ku mijëra familje po e vuajnë mungesën e energjisë dhe unë nuk po e kuptoj pse këto lajme nuk po mbërrin në veshët e qeveritarëve”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e vet në “Facebook”.

Gjithashtu, ai ka thënë se burimet energjetike janë pasuri e popullit, dhe ata nuk mund të mbeten pa të.

“Kryeministri dhe Qeveria, duhet të japin përgjegjësi për këtë gjendje kaotike energjetike. Ata duhet t’i tregojnë këtij populli se ku janë zhytur dhe pse nuk po vihen në anën e tij. Burimet energjetike janë pasuri e popullit dhe ato nuk mund të tjetërsohen dhe populli të mbetët pa bazën e jetesës normale. Ndërhyni sa nuk është bërë vonë, sepse zullumi që po ia shkaktoni qytetarit të këtij vendi, po i kapërcen të gjitha limitet”, ka shkuar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme