Haradinaj refuzon të komentojë deklaratën e ambasadës amerikane për Demarkacionin

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 15:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pak para nisjes së mbledhjes së sotme të Qeverisë ka refuzuar të komentojë deklaratën e djeshme të ambasadës amerikanë në Prishtinë lidhur me raportimin e komisionit të ri shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ambasada amerikane përmes një deklarata për media një ditë më parë , raportimin e komisionit e ka cilësuar si të pabazuar, çorientues dhe të gabueshëm.

Sipas amerikanëve, marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht.

Në deklaratë rikujtohet se në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Ambasada Amerikane konsideron se vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar.

Komisioni i ri shtetëror për kufirin ka marrë mandatin nga kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës që t’i bëj matjet e reja rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Qeveria Haradinaj dhe komisioni i ri pretendojnë se Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin ishte e gabuar.

Të ngjashme