Haradinaj: Sulmi ndaj pelegrinëve serbë në Istog, i papranueshëm

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e sotëm në Istog ndaj autobusëve me pelegrinë serbë.

“Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryerësit apo motivet”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”.

Të ngjashme