Haradinaj takohet me kryetarin e KMDLNj, i premton mbështetje

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 11:07 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) Behxhet Shala, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e tij dhe të Qeverisë se do të punojë me përkushtim maksimal dhe partneritet me KMLDNj, në respektimin dhe avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në Kosovë.

Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se organizata që drejton është duke punuar vazhdimisht që të ketë avancim të demokracisë në Kosovë, përmes identifikimit dhe raportimit të vazhdueshëm, si për shkeljen e të drejtave të njeriut, poashtu edhe për përparimet që janë duke u bërë në këtë aspekt.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se puna e KMDLNJ-së, në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut ka pas rol të rëndësishëm në të kaluarën, por vazhdon të ketë edhe sot.

“Roli i juaj është për forcimin e demokracisë në vend dhe ju do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë, në këtë rrugë”, tha kryeministri Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme