Haradinaj takon ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 10:14 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE), të akredituar në Kosovë, si dhe shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në fillim të takimit, Haradinaj ka thënë se qëllimi i takimit është që të diskutohet për agjendën evropiane të Kosovës dhe për prioritetet e Qeverisë së re.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ata prezantuan dhe nënvizuan prioritetet e Agjendës Evropiane dhe pritshmëritë e Qeverisë si dhe theksuan rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka kërkuar angazhim nga te gjitha institucionet për liberalizimin e vizave si dhe në zbatimin e MSA-së.

“Promovimi i qeverisjes se mirë dhe fuqizimi i sundimit te ligjit do të duhet të jen prioritet i yni në mënyrë që Kosova mos të vazhdojë të jenë të izoluar”, tha Hoxha.

Ambasadorja Apostolova dhe Shefat e Misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në Agjendën Evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut.

Mediet kanë mundur të marrin pamje vetëm në fillim të  takimit. Më pas takimi ishte i mbyllur për medie.

Të ngjashme