Haradinaj i garanton Delawie krijimin e shpejtë të institucioneve

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 19:21 | Nga

Kryetari i AAK-së, i nominuar për kryeministër i koalicionit PDK, AAK, Nisma, Ramush Haradinaj, priti sot në një takim, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Takimi i kryetarit Haradinaj me ambasadorin Delawie, është vazhdimësi e bisedave të përbashkëta për aktualitetin dhe zhvillimet në Kosovë.

Kryetari Haradinaj dhe ambasadori Delawie folën për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e tyre si dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës.

Kryetari Haradinaj theksoi në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj dhe në veçanti ndihmës në shtetndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme